SHËRBIMET

Shërbime Ligjore

BEKA & PARTNERS, ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh juridike të specializuara, të mbështetura në  profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim ndaj klientit. Qasja jonë është e personalizuar dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete, me synim ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të ligjshme në çdo fushë të së drejtës.

Përvoja jonë përfshinë të drejtën civile, penale, administrative, tregtare, pronësore, familjare, bankare, tatimore dhe fusha të tjera të drejtës, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe veprimtarinë tuaj.

sHËRBIMET TONA

25. Law
DREJTËSIA PENALE
SCALE
DREJTËSIA CIVILE
PRONA & PASURIA E PALUAJTSHME
KONTRATAT & E DREJTA KOMERCIALE
PRONËSIA INTELEKTUALE
DREJTËSIA ADMINISTRATIVE & KUSHTETUESE
bANKA & FINANCA
25. Law

DREJTËSIA PENALE

BEKA & PARTNERS ofron përfaqësim juridik të besueshëm dhe të personalizuar në të gjitha fazat e procedurës penale, duke vepruar me integritet dhe përkushtim të plotë në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të klientëve tanë. Ne angazhohemi në ndërtimin e strategjive të mbrojtjes të bazuara në analizë të thelluar ligjore dhe trajtim të kujdesshëm të secilit rast, pavarësisht kompleksitetit të tij.

Përmes një qasjeje të strukturuar dhe profesionale, ne sigurojmë mbështetje të vazhdueshme gjatë të gjithë procesit – nga fazat e para hetimore deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor – duke garantuar respektimin e parimeve të procesit të rregullt dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

SCALE

DREJTËSIA CIVILE

BEKA & PARTNERS ofron shërbime juridike të gjithanshme në fushën e së drejtës civile, duke përfshirë këshillim ligjor dhe përfaqësim të plotë para gjykatave dhe institucioneve përkatëse. Ne i qasemi çdo rasti me profesionalizëm të lartë, qasje analitike dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj zgjidhjes efektive të kontesteve civilo-juridike.

Ne trajtojmë një spektër të gjerë çështjesh civile që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe subjekteve juridike, përfshirë detyrimet kontraktore, kërkesat për kompensim, të drejtat personale, kontestet pasurore, procedurat e ekzekutimit etj. Ekipi ynë ligjor ndërton strategji të personalizuara, të bazuara në rrethana konkrete dhe jurisprudencën aktuale, me qëllim të përfaqësimit të klientëve tanë.

 

PRONA & PASURIA E PALUAJTSHME

BEKA & PARTNERS ofron këshillim dhe përfaqësim juridik të specializuar në të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën e pronësisë dhe të pasurisë së paluajtshme, duke përfshirë transaksionet, regjistrimin, mbrojtjen dhe administrimin e të drejtave pasurore, etj. Me një përvojë të gjatë dhe të gjerë në këtë fushë, ne ndihmojmë individët dhe subjektet juridike që të sigurojnë stabilitet ligjor në marrëdhëniet pronësore dhe të shmangin rreziqet eventuale që burojnë nga mungesa e dokumentacionit të rregullt apo konfliktete mundshme juridike.

Shërbimet tona përfshijnë asistencë gjatë blerjes, shitjes, dhënies me qira apo këmbimit të pasurisë së paluajtshme; përgatitjen dhe verifikimin e kontratave; mbrojtjen ligjore në kontestet për pronësi, kufij, bashkëpronësi apo servitute; si dhe përfaqësim në procedurat administrative dhe gjyqësore që lidhen me regjistrimin e të drejtave pronësore në rregjistrat kadastral etj.

Qasja jonë është profesionale dhe e mbështetur në analizë të thelluar ligjore, me synim garantimin e të drejtave pronësore dhe përmbushjen e qëllimeve të klientëve tanë, në përputhje me ligjin në fuqi dhe praktikat më të mira juridike.

KONTRATAT & E DREJTA KOMERCIALE

BEKA & PARTNERS ofron këshillim të avancuar dhe përfaqësim ligjor në fushën e kontratave dhe së drejtës komerciale, duke mbështetur bizneset dhe individët në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të mbrojtura juridikisht. Ekspertiza jonë mbulon të gjitha aspektet e ciklit të një marrëdhënieje kontraktore – nga negociimi dhe hartimi fillestar, deri te interpretimi, ekzekutimi dhe zgjidhja e kontesteve që lindin nga zbatimi i saj.

Ne hartojmë kontrata të llojllojshme(përfshirë marrëveshje shitblerjeje, qiraje, partneriteti, franchising, etj) shërbimi dhe bashkëpunimi ndërmjet palëve, duke siguruar që çdo dispozitë të jetë e qartë, e drejtë dhe e zbatueshme në praktikë. Gjithashtu, këshillojmë klientët në lidhje me përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së tyre tregtare dhe i ndihmojmë ata të shmangin rreziqet juridike që mund të dëmtojnë funksionimin dhe zhvillimin e tyre ekonomik.

Përmes një qasjeje të personalizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me klientët, ne synojmë të ndërtojmë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme dhe të mbështetura në kornizën ligjore në fuqi dhe në standardet moderne të të drejtës komerciale

PRONËSIA INTELEKTUALE

BEKA & PARTNERS ofron këshillim të specializuar dhe përfaqësim juridik në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë markat tregtare, të drejtat autoriale, patentat, dizajnet industriale dhe sekretet tregtare. Ne asistojmë klientët në procesin e regjistrimit kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në menaxhimin, licencimin dhe mbrojtjen ligjore të këtyre të drejtave. Në rastet e shkeljeve, përfaqësojmë klientët para autoriteteve kompetente, duke synuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Qasja jonë profesionale garanton mbrojtje efektive të pronës intelektuale si një aset kyç i zhvillimit dhe suksesit tregtar.

DREJTËSIA ADMINISTRATIVE & KUSHTETUESE

BEKA & PARTNERS ofron këshillim të specializuar dhe përfaqësim juridik në fushën e së drejtës administrative dhe kushtetuese, duke asistuar klientët në çështje që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e organeve publike, si dhe me garantimin e të drejtave të tyre themelore në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

BANKA & FINANCA

BEKA & PARTNERS ofron shërbime juridike të specializuara në fushën e të drejtës bankare dhe financiare, duke këshilluar klientë individualë, institucione financiare dhe subjekte afariste në çështje komplekse që lidhen me transaksionet bankare, kreditë, garancitë financiare, instrumentet e pagesës dhe përputhshmërinë me rregulloret financiare në fuqi.

Na kontaktoni 24/7
ose

Caktoni Terminin për Konsultë

sqAlbanian