RRETH NESH
BEKA & PARTNERS është një firmë ligjore e mirënjohur në tregun juridik të Kosovës dhe më gjerë, e themeluar mbi një traditë të qëndrueshme familjare – profesionale, e cila shtrihet në një përvojë prej më shumë se 30 (tridhjetë vitesh). Kjo përvojë shumëdimensionale ka përfaqësuar ndër vite një kontribut të vazhdueshëm në avancimin e sistemit të drejtësisë, si në aspektin praktik, akademik dhe institucional. Duke ruajtur vlerat tradicionale të integritetit, ndershmërisë dhe respektit për ligjin, firma ligjore ka ndërtuar një identitet të qëndrueshëm profesional dhe është shndërruar në një emër të respektuar dhe të kërkuar në fushën e shërbimeve ligjore.
Në krye të firmës është Avokat – AGON (Agron) BEKA, drejtor ekzekutiv dhe themelues, jurist me përvojë dhe njohuri të gjithanshme në praktikën – teorinë ligjore. Me një qasje moderne dhe strategjike ndaj sfidave juridike, ai udhëheq firmën me përkushtim dhe vizion afatgjatë, duke ndërtuar një strukturë efikase dhe funksionale që respekton standardet më të larta të etikës profesionale. Nën udhëheqjen e tij, BEKA & PARTNERS është shndërruar në një ndër firmat më të strukturuara, më të përgatitura dhe më të orientuara drejt rezultateve konkrete në tregun juridik vendor dhe rajonal.
Një pjesë e pandashme e strukturës së firmës është Avokate Dr.Sc.TEUTA BEKA, e cila përfaqëson një shtyllë të rëndësishme të përfaqësimit juridik dhe të zhvillimit të kapaciteteve të brendshme të firmës. Me një përvojë të gjatë dhe përkushtim të palëkundur ndaj klientit dhe drejtësisë, ajo sjell në firmë një nivel të lartë profesionalizmit. Kontributi i saj ka qenë thelbësor në formësimin e kulturës së brendshme të punës dhe në ofrimin e shërbimeve ligjore – profesionale për çdo klient që i drejtohet zyrës sonë.
BEKA & PARTNERS karakterizohet nga një qasje ndërdisiplinare dhe e integruar në ofrimin e shërbimeve ligjore, duke përfshirë fusha si: E drejta penale, civile, administrative, kushtetuese, tregtare, financiare, bankare, pronësisë intelektuale etj. Për t’u siguruar që çdo çështje të trajtohet me efikasitet dhe seriozitet të plotë, firma bashkëpunon ngushtë me partnerë e saj vendorë dhe ndërkombëtarë, duke u bërë pjesë e një rrjeti ekspertësh ligjorë dhe institucionalë që sjellin njohuri dhe praktika më të avancuara në nivel ndërkombëtarë. Ky bashkëpunim lejon trajtimin ligjor të rasteve për klientët që operojnë në më shumë se një juridiksion ose që përballen me çështje të ndërlikuara ndërkombëtare.
Veprimtaria dhe filozofia e punës së BEKA & PARTNERS ndërtohet mbi katër shtylla themelore: profesionalizëm, integritet, përkushtim dhe diskrecion. Në çdo hap të procesit, ne e shohim klientin si qendër të veprimit tonë, duke garantuar trajtim të veçantë, analizë të thelluar dhe zgjidhje të qëndrueshme. Çdo çështje për ne është unike, dhe ne i qasemi me përpikëri, respekt për afatet dhe për interesin e klientit, duke synuar jo vetëm zgjidhjen ligjore, por edhe mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një marrëdhënieje të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.
BEKA & PARTNERS është më shumë se një firmë ligjore – është një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja.